2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Valon Syla tregon pse kosovarët e quajnë si ‘sugar’ djalin e vogël

Rekomandime

Historiani dhe gazetari kosovar, Valon Syla, ka dhënë versionin e tij rreth asaj se si në Kosovë prindërit djalin më të vogël e quajnë ‘sugar’.

Syla thotë se një gjë e tillë është si rezultat i ndihmave që SHBA-ja i kishte dhuruar Kosovës në vitin 1951, pasi që në pakot e ardhura të sheqerit shkruante anglisht “sugar” që në shqip do të thotë sheqer.

- Advertisement -

Syla thotë se meqë sheqeri iu pëlqeu shumë, filluan që djemtë më të vegjël t’i quajnë si sugar.

Sikur këto vakcina që i morëm ndihma nga Amerika, edhe pas Iuftës 2 Botërore kemi marrë, vezë, qumësht pluhur dhe sheqer me paketa.

Ishin ndihmat e Presidentit Truman nga viti 1951. Aq shumë ju pëlqeu sheqeri kosovarëve, që djalin e vogël të shtëpisë filluan ta quanin, djalë sugar, ose e kam djalë sugar. Kjo vjen nga paketa me sheqer ku me shkronja të mëdha në anglisht shkruante SUGAR, që i bjen sheqer anglisht.”, ka shkruar Syla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit