Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla, ka zbuluar disa nga emrat e kandidatëve për kryetar të disa komunave, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Sipas tij Bedri Hamza do të jetë kandidat i PDK’së për kryetar të Mitrovicës, Uran Ismaili kandidat për Prishtinë dhe Shaqir Totaj për Prizren.
Disa nga partitë tashmë kanë filluar të zbulojnë se cilët janë kandidatët për kryetar në disa komuna.
Mirëpo një gjë të tillë ende nuk e ka bërë zyrtarisht PDK, derisa gazetari Valon Syla nga burimet e veta ka zbuluar disa nga emrat e kandidatëve për kryetar të komuna nga kjo parti.
Syla në emisionin “Pressing” ka treguar se nënkryetari dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bedri Hamza pritet të jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës.
“Me sa kemi informatë, PDK në Mitrovicë do të kandidojë me Bedri Hamzën, në Prizren me Shaqir Totajn, në Ferizaj me Agim Aliun, në Prishtinë me Uran Ismailin”, ka bërë të ditur ai.
Gazetari Syla tutje ka thënë se këta pritet të jenë ‘plumbat’ kryesor të PDK’së në zgjedhjet komunale.