1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Varhelyi nga Brukseli: Reforma në Drejtësi po ecën fuqishëm, Shqipëria i ka plotësuar kushtet për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare

Rekomandime

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar në Bruksel një konferencë të përbashkët me zyrtarë të lartë të BE, siç është Joseph Borrell dhe komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

- Advertisement -

Ky i fundit gjatë fjalës së tij tha se reforma në drejtësi po ecën mirë dhe Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare. Varhelyi tha ndihma e BE në Ballkan nuk ka mmunguar dhe nuk do të mungojë, pasi Europa dëshiron që të jetë faktor ndihmues në këtë rajon.

Sa i takon zgjedhjeve të 25 prillit, komisioneri tha se kanë porositur qeverinë dhe autoritetet që të marrin masat e duhura që të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Varhelyi: Reforma në Drejtësui po ecën fuqishëm në Shqipëri, me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Vlerësimi që ne po i japim vendeve tona është se gjithça është përmbushur për Konferencën e parë Ndërqeveritare. Në valën e parë të kësaj krize ne u mobilizuam dhe sollëm mbështetje në Ballkan. Më erdhi mirë që Rama e tha që është element i rëndsësishëm. Është kontributi ynë për rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë pas Covid. Europa dëshiron që të jetë pjesë e rimëkëmbjes ekonomike në Ballkan. Ne sot nuk flasim më për maska apo për respiratorë. Sot kryefjala është vaksina, dhe siç e keni parë dhe shtetet tona anëtare kanë probleme në sigurimin e vaksinave. Ne po punojmë ditë e natë për të bërë të mundur këtë. Jam i kënaqur të them që do të ketë një shpërndarje nga Astra Zeneca në Shqipëri me anë të Covax. Ne po punojmë dhe me anën tonë si KE jo vetëm me Covax. Ne bëmë një bilanc për marrëveshjen e stabilizim asocimit dhe kemi vënë re se si është vënë në zbatim kjo marrëveshje dhe kjo na ka sjellë më afër. Ne e dimë që Shqipëria së shpejti do të ketë zgjedhje. Ne shprehëm shpresën që zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme dhe që do të kemi atë provën e parë të funks të reformave që po bëhen. Ne inkurajomë Shqipërinë dhe autoritetet që të mos ndalojnë së punuari edhe gjatë fushatës sepse arritja e mbajtjes së premtimeve në terren është e rëndësishme për vendet anëtare për t’i bindur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit