Rumania e ka konfirmuar rastin e parë të një varianti të ri të koronavirusit, që së pari u identifikua në Indi, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në shtetin që me Kosovën e ndan vetëm Serbia.
Rasti i variantit të ri u diagnostikua te një pacient 26-vjeçar që kishte hyrë në territorin e Rumanisë para rreth një muaji dhe kishte simptoma të lehta, shkruan Reuters.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik në Rumani ka thënë se varianti me mutacion që u identifikua te pacienti besohet se nuk është varianti më ngjitës që po e shkakton rritjen e madhe të numrit të rasteve në Indi.
Në një rast tjetër, kjo ministri tha se është duke e vëzhguar përhapjen e rasteve të koronavirusit në mesin e punëtorëve të ndërtimtarisë që kanë ardhur së voni nga India në një fshat të rajonit Brasov.
Të enjten, Rumania shënoi 1.850 raste të reja me Covid, duke e çuar në mbi 1 milion e 50 mijë numrin e përgjithshëm të të prekurve. Deri më tani, shteti me rreth 19 milionë banorë ka regjistruar gati 28 mijë vktima të pandemisë.