Gjatë ditës së shtunë ka raportuar se e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, pritet të bëhet pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
E kjo u konfirmua edhe nga vëllai i Vasfijes, Nafi Krasniqi, i cili ka bërë të ditur edhe numrin që do ta ketë ajo në listën zgjedhore.
“Po, Vasfije do të jetë kandidate e VV-së për deputete. Do ta ketë numrin 4”, është shprehur ai për KP.
Burime të Reporteri.net bëjnë të ditur se aderimi i saj në këtë parti do të zyrtarizohet sot.
Po të njëjtat burime theksojnë se Vasfije Krasniqi ka qenë në bisedime edhe me Partinë Demokratike të Kosovës, për një aderim të mundshëm.
Vasfije Krasniqi-Goodman, është gruaja e parë në Kosovë që tregoi hapur se ishte përdhunuar gjatë luftës.
Ajo vazhdimisht ka bërë bërë thirrje që autorët e dhunës seksuale gjatë kohës së luftës të përballen me drejtësinë.
Për krimet e luftës dhe përjetimet e saj, Vasfije Krasniqi kishte rrëfyer edhe në Kongresin Amerikan.