Kosova ka treguar dhëmbët e saj në ndeshjen e parë për kualifikime në Europianin e vashave duke mposhtur Turqinë me rezultat 2-0.
Kosova sot ka zhvilluar ndeshjen e parë në kualifikimet për Europianin e vashave kundër Turqisë të cilën ndeshje e kanë fituar me rezultat 2-0.
#Kosovo‘s first ever goal, in our competitive debut, against Turkey and currently leading 2:0.
What a display, absolutely marvellous. #KOSTUR | #MeÇikat pic.twitter.com/fK8uwwYpfh
— Kosovan Football ?? (@kosovanfooty_) August 30, 2019
Pjesa e parë ishte ajo definitivja që bëri që Kosova ta fitojë këtë ndeshje.
Modesta Uka shënoi golin e parë për Kosovën në minutën e 33, kurse gjashtë minuta më vonë shënon edhe Liridona Syla.
Në pjesën e dytë vashat e Kosovës kishin më shumë dalje përpara dhe u treguan shumë të rrezikshme përpara kundër vajzave turke të cilat në asnjë moment nuk u treguan të rrezikshme kundër Kosovës.
Kosova gjendet në Grupin A të eliminatorëve bashkë me Holandën, Rusinë, Slloveninë, Turqinë dhe Estoninë.
Pas fitores së sotme Kosova gjendet në vendin e dytë më tre pikë kurse ndeshja e radhës e Kosovës është kundër Sllovenisë si mysafire.