3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vazhdojnë përplasjet për Kosovën: Analisti amerikan i përgjigjet Grenellit

Rekomandime

Analisti amerikan, Edward Joseph ngjalli shumë reagime, pasi në një intervistë për Zërin e Amerikës deklaroi se qëllimi i takimit të fundit në Uashington mes presidentëve Thaçi dhe Vuçiq, ndërmjetësuar nga i Dërguari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ishte arrihet marrëveshja finale, për të cilën ai thotë se është marrëveshja e njëjtë për të cilën ishin dakorduar gjatë mandatit të Mogherinit, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Ndaj deklaratave të tij reagoi ashpër i Dërguari Special i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Grenell i ka quajtur të pavërteta pretendimet e Joseph. Ai thotë se në prezencë të tij asnjëherë nuk është diskutuar për ndarjen e Kosovës.

Ndër të tjera Grenell thotë se Joseph po tregohet i pamatur me të tilla deklarata.

Mirëpo, Joseph ka vazhduar të mbrojë qëndrimin e tij duke thënë se bazuar në të kaluarën, marrëveshjet e Ballkanit të bazuara në të drejta kanë funksionuar, teksa ato të bazuara në territore nuk kanë funksionuar. Për këtë, ai merr shembull marrëveshjen e Dejtonit.

- Advertisement -

Sipas tij, Kosova dhe Serbia mund ta arrijnë një marrëveshje që funksionon, dhe krejt çfarë duhet për këtë është lidership.

“Kjo është ajo që kemi mësuar. Marrëveshjet e Ballkanit të bazuara në të drejta, si ajo e Prespës dhe Ohrit, funksionojnë ; ato të bazuara në territore si e Dejtonit, nuk funksionojnë. Kosova dhe Serbia mund ta kenë një marrëveshje që funksionon. Krejt çka duhet është lidership”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se ndaj deklaratave të Joseph ka reaguar ashpër edhe presidenti i vendit Hashim, Thaçi, i cili ka thënë se është i zhgënjyer se si disa analistë me kaq lehtësi krijojnë planet e tyre fiktive për shkëmbim territoresh ndarje, autonomi dhe ua atribuojnë atyre. që siç ka thënë Thaçi janë duke u përpjekur të arrijnë një marrëveshje historike mes Kosovës e Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit