1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vazhdojnë reagimet për këngën e Shkurte Fejzës e Gresa Behlulit, përfshihet edhe Ilir Berani

Rekomandime

Edhe sot ka vazhduar debati lidhur me këngën e publikuar nga Shkurte Fejza dhe vajza e saj, Gresa Behluli, me titull “Nuse, mësuese”.

Liridona Sejarina nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore në emisionin #gjesi në T7, ka thënë se këngët e tilla nuk do të duheshin të këndoheshin në një vend si Kosova ku dhuna ndaj grave është në përmasa shqetësuese.

- Advertisement -

Kjo, sipas saj, është cenim i të drejtave të grave.

Këngët e tilla përfaqësojnë në një farë forme normën. Nuk do të duhej me u riprodhu e me këndu, kur e dimë se dhuna ndaj grave është ekuivalente dhe ndihmohet prej këtyre normave.

Për neve me u portetizu sot kjo është cenim i të drejtave të grave, për ne këto kanë qenë nëse muj me thanë çështjet më problematike. Gjuha, kënga e folklori kanë rëndësi në shoqërinë tonë, sepse deri vonë e kemi ushqy gjuhën përmes folklorit dhe përmes këtyre këngëve që i kemi pa si shumë të rëndësishme”, thonë nga kjo qendër.

- Advertisement -

Ajo ka pasur një mesazh edhe për tekstshkruesin, Ilir Berani.

Problemi qëndron në atë se kush i shkruan tekstet, tekstshkruesi është një burrë, është Ilir Berani, e ai duhet me kërku falje. Kjo mundet me qenë një alarm më shumë për ta sesa për interpretuesit. Ata vetëm i dëgjojmë. Fenomeni i seksizimit e gjuhës së urrejtjes e përfshin krejt estradën tonë. Na kemi me vazhdu edhe me këngët e tjera, për këtë që ne duhet me pas sukses, duhet me na u bashkëngjit edhe mediat”, ka thënë Sejarina.

- Advertisement -

#Gjesi ka kontaktuar edhe tekstshkruesin e këngës, Ilir Berani.

Në një përgjigje për T7, ai ka treguar porosinë që ka kënga.

“Teksti e ka porosinë “Zgjedhi fjalët me mjaltë”, për me i afru njerëzit, ky është qëllimi i këngës”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit