Vazhdon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021.
KZAZ-të në të gjithë Shqipërinë ka numëruar më shumë se 287 000 fletë votimi, nga të cilat 273 097 janë të vleshme dhe 10 546 janë shpallur të pavlefshme.
Deri në orën 07:31 të mëngjesit të sotëm në Tiranë janë numëruar 195 nga 1243 kuti në total.
Deri tani PS udhëheq me 51.46 %, e ndjekur nga PD me 36.12 %, LSI 6.07 % dhe PSD e drejtuar nga Tomi Doshi, i cili dha dorëheqjen, 2.84 %.