2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vdekja e dy të rinjve nga Deçani, shteti vihet menjëherë në kontakt me autoritetet gjermane

Rekomandime

Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së dy vëllezërve nga Deçani në rrethana tragjike në Gjermani.

Haradinaj në Facebook ka shkruar se janë në kontakt me autoritetet gjermane dhe presin sqarimin e kësaj tragjedie.

- Advertisement -

“Me rastin e vdekjes tragjike të personave B.A dhe H.A (13 dhe 17 vjeçar) në Gjermani, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për prindërit e familjarët, si dhe qytetarët e Deçanit dhe Kosovës.

Ambasada e Kosovës në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Bavari janë në kontakt me autoritetet gjermane për t’u sqaruar kjo tragjedi e rëndë.

Jeta jashtë vendlindjes në këto rrethana din të jetë shumë e rëndë, dhe jemi duke bërë çdo gjë që familjes t’u gjindemi pranë në këto çaste të vështira”, ka shkruar Haradinaj.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit