6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vdekja tragjike e puntorit nga Drenica/ Si ndodhi ngjarja dhe në cilën kompani ishte i punësuar

Rekomandime

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Koretin të Kamenicës, ku një person ka humbur jetën pas lëndimeve të marra në vendin e tij të punës.

Viktima është 45-vjeçari, Kujtim Ibriqi, nga Komorani i Drenasit. Sinjali ka mësuar se i ndjeri ishte punëtor i kompanisë ‘Euroing’ nga Rahoveci.

- Advertisement -

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 13:00 ku derisa po punonte në sallën e sporteve në Koretin, ku gjatë punimeve, Ibriqi është rrëzuar nga skelet e ndërtimit dhe ka marrë lëndime të rënda.

Ndërkohë edhe familjarët e të ndjerit kanë dhënë njoftimin mortor, ku bëhet e ditur se varrimi do të bëhet nesë në orën 15:00 në varrezat e Komoranit.

Ndryshe, me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse’ dhe ‘Rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit