2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vdes anëtari i LDK’së, ishte pjesë e partisë për shumë vite

Rekomandime

Anëtari i LDK’së, Avdullah Hoti ka njoftuar se sot është ndarë nga jeta, kryetari shumëvjeçar i nëndegës së LDK’së në Ratkoc e anëtari i Kryesisë së Degës në Rahovec, Ibrahim Hoti.

- Advertisement -

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se ai ka qenë aktivist i jashtëzakonshëm në kohërat më të vështira për popullin e Kosovës.

Tutje, Hoti ka shkruar se ai ka dhënë përkrahje për studentë gjatë viteve 90’të, kur vendi ishte nën okupimin serb.

“Shumë nga ne i jemi borxhli atij për përkahjen dhe inkurajimin e dhënë, e për mbështetjen financiare përmes sistemit të bursave për studentë gjatë viteve të 90-ta, kur institucionet e shtetit të Kosovës nën okupimin serb, të udhëhequra nga LDK-ja, organizuan arsimin shqip me të gjitha elementet e nevojshme”, ka shkruar Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit