8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Vdes gruaja shtatëzënë nga koronavirusi, QKU jep detaje

Rekomandime

QKUK jep detaje, gruaja 40-vjeçare që vdiq sot ishte shtatzënë

- Advertisement -

Gruaja shtatzënë nga Gjakova ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Klinikën Infektive të QKUK’së si pasojë e infektimit me Covid 19. Viktima e moshës 40-vjeçare ishte në javën e 28 të shtatzënisë. Express merr vesh se foshnja në barkun e gruas ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

Megjithëkëtë, lajmin për vdekjen e kësaj pacienteje e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Nga ky institucion njoftojnë se shtatzëna ndërroi jetë gjatë orëve të para të ditës së sotme.

“Klinika Infektive e QKUK-së njofton se gjatë orëve të para të datës 21. 04. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta, ishte shtatzënë dhe po trajtohej në mjekimin intensive të klinikës që prej datës 15 prill 2020” thuhet në njoftimin e MSH’së.

- Advertisement -

Kjo është vdekja e 13, e pacientëve me Covid-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në nivel të shtetit.

Megjithëkëtë, mbrëmë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare gjithsej janë testuar 353 mostra dhe prej tyre 37 kanë rezultuar pozitive. Gjithashtu, edhe 21 persona janë shëruar dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 123.

- Advertisement -

Por, për dallim nga komunat e tjera kësaj radhe nuk kemi raste të reja në Malishevë, Suharekë dhe Ferizaj. Numri i të prekurve me koronavirus rritet me 9 raste në Lipjan, 8 raste në Pejë, 6 raste në Prishtinë, 5 raste në Prizren, 4 raste nga Komuna e Podujevës, 2 raste nga komuna e Zubin Potokut dhe nga 1 rast në Shtime, Viti dhe Zveçan, raporton IKSHPK.

Numri total i të infektuarve me koronavirus aktualisht është 598, ndërsa i të shëruarve 123.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit