Ka vdekur ish-kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova.
Rugova u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 65-vjeçare.
Haki Rugova ishte Kryetar i Komunës së Istogut për tri mandate që nga viti 2010 deri në vitin 2021.
Rugova ishte aktualisht kryetar i degës së LDK-së në Istog, ndërsa për shumë vite ka qenë edhe nënkryetar i LDK-së në nivel të përgjithshëm.