Vdes Prof.Dr. Safet Beqiri, i cili në gjithë jetën e tij iu ka shërbyer qytetarëve e pacientëve me përkushtim të lartë e me dashuri të madhe njerëzore, shkruan Gazeta Metro.
I ndjeri për një kohë të gjatë ushtronte profesionin e tij në Gjermani, konkretisht në Shërbimin e Kirurgjisë Torakale.
Beqiri konsiderohej si një doktor me famë botërore. Shpesh herë vizitonte Kosovën dhe Shqipërinë për të kryer operacione falas, me dëshirën më të madhe.
Këtë e kanë bërë të ditur familja e Prof. Dr. Safet Beqirit.
Ky është njoftimi i familjes:
“Të dashur familjarë, miq e dashamirë, të pikëlluar thellë Ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, Prof. Dr. Safet Beqiri. Pushoftë i qetë shpirti i Tij në Paqen e Paskajshme! Për ditën e varrimit Ju njoftojmë ndërkohë.Të pikëlluar, Familja Beqiri!”