Gjatë ditës së sotme ka ndërrur jetë, Maliq Hoti, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lajmin e kanë bërë të ditur miq të tij në rrjetin social, facebook.
“Me dhembje të thellë e mora lajmin për largimin nga kjo jetë e shokut dhe bashkëluftetarit tim, Maliq Hoti – MALA.
Jeta, vepra dhe aktiviteti YT do të jenë shembull ndër breza.
Do të na mungoj shumë njeriu i urtë i ndershëm dhe human”, ka shkruar miku i tij, Enver Hoti, zyhrtar i Nismës.
Atë e ka përkujtuar edhe kushëriri tjetër i tij, Selman Hoti, anëtar i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.