Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë-Kosovë, ka njoftuar se sot ka vdekur në moshën 30-vjeçare aktivisti i tyre, Ardian Ferati.
Arsyet e vdekjes nuk janë bërë të ditura.
Vetëvendosje ka thënë se Adriani kishte një vëmendje të veçantë për situatën e banorëve të Luginës së Preshevës dhe të Medvegjës, prej nga edhe e kishte prejardhjen.
Ai do të varroset sot në Fushë-Kosovë.