Sot në moshën 55 vjeçare ka vdekur rapsodi nga Kosova, i cili është njohur me emrin si Musë Reqani, shkruan Gazeta Metro.
Rapsodi Reqani filloi këngën me çifteli qysh nga viti 1972 dhe nuk e kishte ndalur këngën asnjëherë deri në ditën e sotme.
Ai ka kënduar së bashku me rapsodët e tjerë të mëdhenj shqiptarë, si: Sali Buzhala, Brahim Fetaj, Beqir Gashi, Sali Bytyqi, Hamëz Llapqeva, Naim Krasniqi e të tjerë.
Metro mëson se Musa Reqani vdiq si pasojë e sulmit në zemër në ditën e sotme, ku la pas gruan dhe 3 fëmijë.
Familjarët kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet ditën e shtunë në fshatin Reqan në Suharekë.