3 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Vdes në moshën 94-vjeçare “njeriu më i papastër në botë”

Rekomandime

Një burrë iranian i njohur si “njeriu më i papastër në botë” për shkak të mospastrimit për dekada, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, raportoi të martën agjencia e lajmeve IRNA.

Amou Haji, i cili thuhet se nuk ka bërë dush për më shumë se gjysmë shekulli, ka vdekur të dielën në fshatin Dejgah të Iranit.

- Advertisement -

Haji thuhet se e ka evituar pastrimin për shkak të frikës se do të sëmurej, pasi ai kishte neveri ndaj sapunit dhe ujit. Ai kishte deklaruar më parë se e urrente madje edhe idenë e pastrimit. Disa muaj para se të vdiste, fshatarët e vendit ku jetonte e kishin nxitur atë që të lahej për herë të parë, raporton IRNA.

Haji kishte thënë më parë se ai zgjodhi këtë mënyrë të çuditshme të jetesës, pasi kishte përjetuar pengesa emocionale në rininë e tij. Që atëherë ai u izolua.

Ashtu si për pastërtinë, ai kishte frikë edhe nga ushqimi i freskët dhe pijet.

- Advertisement -

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit