Aktori i njohur kanadez Nick Cordeo ka ndërruar jetë për shkak të komplikimeve që ia shkaktoi koronavirusi.
Ai vdiq në moshën 41-vjeçare derisa lajmin e bëri të ditur gruaja e tij Amanda Kloots, transmeton Indeksonline.
“Zoti e mori edhe një engjull në parajsë tani. Nick ishte një dritë për të gjithë i dashur e shok i mirë. Ai ishte një aktor dhe muzikant brilant. Ai e donte familjen e tij dhe ishte një baba e një burrë i mirë”, ka shkruar ajo në dedikimin ndaj burrit të saj.
Kujtojmë që Cordero ishte nominuar për çmimin Toni për rolin e tij në “Bullets Over Broadway”. Ai gjithashtu kishte role aktive në “Waitress” dhe “A Bronx Tale”.