1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vdes një 33 vjeçar nga Rahoveci, ishte i infektuar me koronavirus

Rekomandime

Sot ka vdekur një 33 vjeçar nga fshati Xërxë i Rahovecit, i cili ka qenë i infektuar me COVID-19.

- Advertisement -

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Latifi njoftoi se i ndjeri ka pasur probleme me mushkëri, ndërsa shtoi se të infektuar janë edhe disa familjarë të tij.

“Personi në fjalë ka ndërruar jetë sot rreth orës 14:30 dhe ka qenë i infektuar me COVID-19. Sipas informacionit zyrtar që e kemi nga IKSHPK, ai ka qenë në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK. Në fakt ky ka pasur probleme me mushkëri. Si familje janë 4-5 vetë të infektuar me COVID-19 dhe janë në gjendje të vështirë financiare. Ne ju kemi qëndruar dhe po iu qëndrojmë bukur afër pothuajse çdo ditë”, është shprehur Latifi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit