5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Vdes një 55 vjeçar nga veriu i Mitrovicës si pasojë e koronavirusit

Rekomandime

Një serb nga veriu i Mitrovicës, ka vdekur si pasojë e koronavirusit, ka bërë të ditur Radio Kontakt Plus të shtunën.

- Advertisement -

Pacienti 55-vjeçar ishte i shtrirë në Nish, ku ishte transferuar nga veriu i Mitrovicës, pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Ai është personi i dytë nga veriu i Mitrovicës që vdiq si pasojë e Covid-19, transmeton KOHA.

Sipas Zyrës për Shëndetësi Publike në Mitrovicë të Veriut, që funksionon në kuadër të sistemit paralel, gjatë ditës së sotme janë shënuar edhe katër raste të tjera me koronavirus në komunat veriore.

- Advertisement -

Nga një rast është shënuar në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit