4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vdes një 9-vjeçare në QKUK, Policia po e heton rastin si vdekje të dyshimtë

Rekomandime

Një vajzë e moshës 9 vjeçare ka ndërruar jetë sonte në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

- Advertisement -

Kështu ka bërë të ditur për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Trupi i pajetë është është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Njoftimi i plotë i Policisë:

- Advertisement -

Prishtinë, 16 shkurt 2022 – Rreth orës 19:00, është pranuar informata për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në një nga klinikat e QKUK –së në Prishtinë. Pas marrjes së kësaj informate, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se; viktima, 9 vjeç, femër, shtetase Kosovare, në rrethana që aktualisht po trajtohen nga ana e policisë ka humbur jetën. Si vijimsi e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave specifike dhe të veçanta, trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në institutim e mjekësisë ligjore për obduksion. Megjithë dyshimet e ngitura, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do ti kontribuonin hetimit të plotë të kësaj ngjarjeje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit