Ka vdekur Luan Kleçka, njëri nga të parët ushtarë të UÇK-së në Rahovec.
Ai ishte një nga ushtarët e parë i radhitur në radhët e UÇK’së ,se bashku me dy vëllezërit dhe babanë Asllan Kleçkën, sot dëshmor i Kombit.
Ky është njoftimi i i plotë:
Njoftojmë opinionin e gjerë se pas një sëmundje të shkurte ka nderruar jetë Luan Kleçka, nga Rahoveci një nga ushtarët e parë i radhitur në radhet e UÇK-së ,se bashku me dy vëllëzerit dhe baben Asllan Kleçken, sot dëshmor i Kombit.
Varrimi bëhet sot më 4 qershor 2021 në ora 15:00 në kompleksin e dëshmorëve ku varrosen edhe veteranët në Rahovec.
Lavdi jetes dhe vepres së tij
Ngushllime familjes, bashkëIuftetareve, miqeve e shokëve te Luanit.