1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vdes personi i parë nga koronavirusi në Shqipëri

Rekomandime

Vdes personi i parë nga koronavirusi në Shqipëri
12:51, 11 Mars 2020
Është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri.

- Advertisement -

73 vjeçarja, e cila ishte rasti i parë i prekur nga ky virus ne qytetin e Durrësit – e konfirmuar paraditen e djeshme, ka ndërruar jetë.

Shëndeti i gruas u përkeqësua menjëherë dhe u konstatua se ajo nuk e përballon dot udhëtimin për në Tiranë.

Kujtojmë se e ndjera është kthyer dhjetë ditë më parë nga Italia.

- Advertisement -

73 vjeçarja ishte paraqitur në spital dhe nuk u ka treguar mjekëve se ishte kthyer nga Italia. Ajo fillimisht është trajtuar për pneumoni dhe është zbuluar se kishte koronavirus pas bërjes së testit.

Para se të paraqitej në spital, gruaja ka qenë në një ceremoni mortore ku ka takuar edhe persona të tjerë.

- Advertisement -

Gjatë kësaj periudhe, gruaja dyshohet se ka infektuar edhe persona të tjerë, përfshi edhe stafin e spitalit të Durrësit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit