-3.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Vdes polici kosovar nga lëndimet që mori në aksident

Rekomandime

Polici kosovar, Halil Metaj, ka humbur jetën teksa qëndronte i shtrirë në spital prej dy ditësh.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar një koleg polic, i cili ka shprehur edhe ngushëllime për familjarët.

“Ngushëllime familjes Metaj! Shpirti ne xhehnet kolegë Halil Metaj!”, ka shkruar ai.

- Advertisement -


Sidoqoftë, ishte raportuar se polici kosovar u aksidentua të dielën në fshatin Bellopojë të Istogut, pas të cilit qëndroi në spital për dy ditë.

Ndryshe, dy vitet e fundit janë rritur aksidentet fatale, duke marrë jetën e dhjetëra personave. Policia shpeshherë lëshon deklarata ku kërkohet kujdes i shtuar nga pjesëmarrësit në komunikacion.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit