Ka vdekur veprimtari i njohur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hebib Shehu.
I ndjeri ishte kontribuues në shumë procese politike të Republikës së Kosovës. Për shumë kohë, ai ishte kryetar i Degës së LDK-së në Kaçanik.
Po ashtu, pas Iuftës ishte nënkryetar i Komunës së Kaçanikut.
Shehut i ishte dhënë mirënjohja “Ora e Presidentit”, në vitin 2018.