5 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus në vend, shkruan Kosova ime.
Lajmin e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi në Facebook.
- Advertisement -
“Numri total i rasteve pozitive është 6.045 raste nga 31.956 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 144 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim./Kosova ime