-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vdesin 8 persona nga koronavirusi për 24 orë në Kosovë

Rekomandime

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar për 8 vdekjet e fundit nga koronavirus për 24 orë në Kosovë.

- Advertisement -

IKSHPK në konferencën e fundit kanë kumtuar të dhënat e fundit rreth koronavirusit.

Drejtori i IKSHPK-së Naser Ramadani ka njoftuar për 8 vdekjet brenda 24 orëve të fundit në Kosovë. Gjatë ditës së djeshme numri total i vdekjeve ishte 177, ndërkaq në 24 orët e fundit, numri i vdekjeve ka shkuar në 185.

‘Numri total i rasteve pozitive është 7.413 raste nga 34.720 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 185 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese’, njofton IKSHPK.

- Advertisement -

440 personave u janë marrë mostrat nga SHSKUK ku prej tyre kanë rezultuar 276 persona pozitiv me COVID-19.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit