5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Veç serbët e turqit po pajisen me letërnjoftime të Kosovës, jo edhe kosovarët

Rekomandime

Qendrat Komunale për Pajisje me Dokumente që janë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës që disa javë nuk kanë lëshuar asnjë letërnjoftim për shtetasit shqiptarë të Kosovës.

Qytetarët janë duke u ballafaquar me problemin e pajisjes me letërnjoftimin që disa ditë. Në fakt ata po kthehen prapa kur shkojnë për të aplikuar, ngase zyrtarët po u thonë se nuk ka asgjë edhe të paktën tre muaj.

- Advertisement -

Përveç banorëve rezident, edhe mërgimtarët që aplikuan gjatë ditëve të pushimit verorë nuk kanë mundur t’i marrin letërnjoftimet e reja.

Kjo situatë nuk është e rënduar për të gjithë banorët e Kosovës. Qytetarët e komunitetit serb dhe turk nuk po e kanë asnjë problem që të pajisen me letërnjoftim, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar lajmi.net gjatë kësaj jave ku ka zbuluar se disa qytetarë serbë dhe turq janë pajisur me letërnjoftim.

- Advertisement -

“Po shohë se shumë persona po kthehen prapa, por unë kam aplikuar para pak jave dhe e mora letërnjoftimin”, tregon një qytetar i komunitetit serb në Kosovë.

Problemi për tu pajisur me letërnjoftim ka shkaktuar telashe të shumta edhe të mërgimtarët, pasi që ata shfrytëzojnë rrugët në Serbi, për tu kthyer në vendet evropiane ku ata jetojnë dhe veprojnë, kurse pa letërnjoftim nuk lejohen të kalojnë në shtetin serb.

- Advertisement -

“Më skadon afti edhe dy muaj. Isha për aplikim, më thanë të vijë pas tre katër muajve më thanë se kanë probleme me materialin prodhues. Herën tjetër nuk mund të vij nëpër Serbi”, thotë Kushtrimi një mërgimtar nga Sllovenia, i cili ishte në Agjencinë e Regjistrimit Civil në Prishtinë.

Ka disa ditë që lajmi.net ka dërguar pyetje në zyrën për informim të MPB-së për t’u informuar lidhur më atë se kur do të fillojë dhënia e letërnjoftimeve të rinj, dhe se, cila është arsyeja që ka mungesë të tyre. Por, zyra për marrëdhënie me publikun nuk ka kthyer përgjigje.

Tenderin për furnizim me letërnjoftime dhe pasaporta për vitin 2020-2021, e pati fituar kompania e njëjtë që ka bërë furnizimin deri më tash. Ka disa vjet që furnizimin me letërnjoftim e bënë kompania gjermane “Veridos”, që ka selinë në Kosovë.

Sipas kontratës, kompania fituese do të furnizojë ministrinë me 250 mijë letërnjoftime elektronike dhe me 50 mijë pasaporta.

Mbi 1 milion e 200 e mijë euro do t’i kushtojë Ministrisë së Punëve të Brendshme furnizimi me këto materiale.

MPB-ja ka pasur probleme për furnizim me letërnjoftim edhe para rreth një viti, ndërsa ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla, tashmë ka marr vendim për zgjatjen për 6 muaj të afatit të përdorimit të letërnjoftimeve për shtetasit e Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit