Vedat Muriqi e ka shënuar një gol që mund të jetë jetësor për shpresat e Fenerbahces për ta siguruar një vend në finale të Kupës së Turqisë.
Trabzonsport është duke e mundur 2:1 Fenerbahcen në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre, e cila është duke u zhvilluar momentalisht në Trabzon, raporton Gazeta Express.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Muriqi shënoi me kokë duke e ngushtuar epërsinë e vendasve dhe duke e mbajtur Fenerin në lojë për kalim në finale.
25-vjeçari nga Prizreni realizoi ën minutën e 83-të.
Ky gol mund të vlejë shumë në ndeshjen e kthimit në Fenerbahce për skuadrën e kosovarit.
https://www.kosovaime.tv/vedat-muriqi-me-supergol-per-fenerbahcen-kunder-trabzonsporit/?fbclid=IwAR1NSge7RZVlw2pi4MRs5WWd22-qTsOXZ3LME35i2VnL8sjuWR4vkgW7Aic