2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vehbi Kajtazi: Po të isha kryeministër, Driton Selmanajn e kisha përzënë nga Qeveria

Rekomandime

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pas deklaratës së zv.kryeministrit Driton Selmanaj ndaj deputetes së LVV-së, Driton Selmanaj.

Kajtazi e ka quajtur të turpshme deklaratën e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Driton Selmanaj për çështjen e personave të pagjetur.

- Advertisement -

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kajtazi ka shkruar se Selmanaj duhet të shkarkohet nga posti i zëvendëskryeministrit.

Po të isha kryeministër, sot Driton Selmanajn jo që e kisha shkarku nga detyra, por e kisha përzënë prej objekti. Me thanë se “jemi lodhe me gjera te tilla”, dmth me rrëfimet e krimeve të Serbisë, është turpi ma i madh që mundet me dalë nga kabineti i Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar Kajtazi.

Gjatë natës së mbrëmshme, zëvendëskryeministri, Selmanaj, ka pasur një përplasje me gazetarin Parim Olluri në emision Pressing, lidhur me çështjen e të pagjeturve në Iuftën e fundit në Kosovë.

- Advertisement -

Olluri ka thënë se Bogujevci ka të drejtë të flasë për çështjen e të pagjeturve.

Megjithatë, Selmanaj ka replikuar se “jemi lodhur me gjëra të tilla”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit