1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Veliu: Grupi për menaxhimin e krizave nga nesër i gatshëm të marrë vendime

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka mbajtur një konferencë për media, pas përfundimit të takimit të grupit ndërinstitucional për menaxhimin e krizave.

- Advertisement -

Ai ka njoftuar se pas kërkesës së kryesministrit Avdullah Hoti për të aktivizuar Planin e Reagimit Kombëtar, janë mbledhur për të diskutuar për vendimet që mund të merren më tutje në lidhje me situatën me koronavirus.

“Sapo përfunduam takimin e grupit ndërinstitucional, pas kërkesës së kryeministrit për të aktivizuar Planin e Reagimit Kombëtar. Ne e kishim një informacion nga ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj për gjendjen aktuale sa i takon pandemisë dhe një raportim të Policisë së Kosovës në lidhje me zbatimin e masave të Qeverisë”, ka thënë Veliu.

Veliu po ashtu tregoi se nga nesër do të jenë të gatshëm të marrin vendime.

- Advertisement -

“Po ashtu diskutuam nevojën e riaktivizimit të shtabeve në nivel komunal dhe theksuam se që nga nesër ne do të jemi gatshëm të marrim vendime”, tha tutje Veliu.

Ai tutje tregoi se janë dakorduar që të aktivizohet Qendra Operative në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshëm dhe nga e cila më pas do të jepen rekomandime për qendrat në nivel lokal.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit