1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vëllai i Gani Gecit të LDK’së: Albin Kurti e ka mbështetjen e 60% të shqiptarëve, opozita po mendon se populli ha bar

Rekomandime

Halil Geci, vëllai i madh i ish’deputetit Gani Geci, vajza e të cilit, Marigona Geci, është deputete e LDK’së në mandatin e saj të dytë në Kuvendin e Kosovës, vazhdon të dalë hapur në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe liderit të saj, Albin Kurti, edhe tash kur vendi është në fushatë zgjedhore.

Halil Geci, në një paraqitje televizive në ATV, mbrëmë ka përkrahur politikën qeverisëse të kryeministrit Kurti. Ai ka thënë se Kurti, e ka mbështetjen e 60 për qind të elektoratit shqiptar në Kosovë, dhe sipas tij, opozita po mendon se populli ha bar, kur i ka dhënë mbështetje kaq të madhe partisë të cilën e drejton Kryeministri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

- Advertisement -

“Albin Kurti për momentin është duke i udhëhequr mirë edhe bisedimet me Serbinë”, ka thënë Geci.

Ai ka mbështetur edhe vendimin e fundit të qeverisë së Kosovës, për reciprocitet me targat me Serbinë. Geci ka thënë se ajo ka qenë një marrëveshje e arritur më herët, së cilës i ka skaduar afati, dhe tani vetëm është vendosur reciprociteti.

Sipas tij, edhe vendimi për të mos mbështetur iniciativën ‘Ballkani i Hapur’, është i duhur. Ai thotë se kjo është në dëm të Kosovës, dhe këtë mund ta dijë edhe një fëmijë 6 vjeçar, pasi Serbia sipas tij është një superfuqi rajonale në ekonomi, dhe fëmijët tanë pastaj do të detyroheshin të shkonin në Serbi të bënin punë nga më të rëndat, që të sigurojnë mbijetesën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit