1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vëllai i kosovarit që u dënua me burg në Austri: Daja me djem ia bënë sherrin prej xhelozisë që fitonte më shumë

Rekomandime

Vëllai i kosovarit që u dënua me burg në Austri: Daja me djem ia bënë sherrin prej xhelozisë që fitonte më shumë

- Advertisement -

Vëllai i një kosovari që është dënuar në Austri, ka reaguar pas raportimeve të mediave për këtë rast. Ai ka mohuar raportimet se vëllau i tij është dënuar me burgim efektiv, derisa ka folur edhe për veprat që rëndojnë mbi familjarin e tij.

Në një bisedë për Gazetën Express, E.A, ka thënë se akuzat nuk qëndrojnë, ndërkohë për rastin ka fajësuar dajën dhe djemtë e tij.

Thotë se ata ia kanë denoncuar vëllain shkaku i xhelozisë, pse ai fitonte më shumë.

- Advertisement -

Për akuzat se vëllai i tij i ka paguar punëtorët me paga të ulëta, E.A, duke folur në emër të vëllait, thotë se punëtorëve iu është paguar 12 euro ora e punës.

“Nuk është e vërtetë se i ka borxh njerëzve. Djem të dajës i kemi pas ata. Na i kemi majt atje në të zezën, edhe në fund na kanë shpiunu. Ata e kanë denoncu vëllaun në prokurori, shkaku i xhelozisë, demek pse po punon ti ma shumë. 12 euro orën e kanë pas. Vëllau është dënu me tri vjet burgim me kusht dhe pas 10 ditësh ka me u liru”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Ai e lidhi këtë rast edhe me një inicident që kishte ndodhur më herët në mes vëllaut të tij dhe dajës, sa kishin qenë në Kosovë.

“Kryesorët që ia kanë bë problemin kanë qenë daja me djemë të vetë. E kanë pas më herët një rast në Kosovë që janë rreh, edhe masnej i kanë lyp vllaut haraq e i kanë thanë ja qiti paret, ja kemi me të denoncu. Vëllau është rreh ma herët me dajën për pare. Masnej e kanë denoncu në Austri edhe e kanë rrejt prokurorinë tu iu thanë ky na ka marr prej Kosovës, na ka majt me zor në punë. Pesë vjet ti s’mundesh me majt me zor dikënd në punë. Tash të jemi të sinqertë, çdo njeri e ka një a dy në të zezën në Evropë, nuk shkon krejt në të bardhën ashtu”, thotë ai.

Sipas tij, daja dhe djemtë e tij e kanë denoncuar nipin edhe për të fituar shtetësinë e Austrisë, duke u paraqitur si viktima.

“Djemtë e dajës kanë rrejt, kanë thanë na ka marrë prej Podujeve e na ka pru në Austri edhe na ka shti me zor me punu, na e ka majt alltinë, e çka s’kanë thanë në prokurori të Austrisë. Vec me i marr letrat janë hi në azil, dmth viktima. Vëllau masnej iu ka thanë me dal prej punës se s’mundet me i mbajt, edhe ata masnej kanë thanë në prokurori s’na ka pagu mirë, ama kjo s’është e vërtetë”, ka thënë E.A për Express.

Ndryshe, Gjykata Rajonale në Feldkirch e ka dënuar 41-vjeçarin me tre vjet burg për trafikim të qenieve njerëzore. Sipas mediave austriake, ai ka një kompani ndërtimi në Vorarlberg dhe për vite me radhë ka keqpërdorur dhe shfrytëzuar punëtorët duke i sjellë nga jashtë dhe duke i paguar me paga mjaft të ulëta.

Zyra e prokurorit publik supozon se më shumë se 100 persona kanë punuar me një pagë të ulët në kompaninë e kosovarit. Në gjashtë raste është konfirmuar se ai i ka paguar shumë pak punëtorët e tij dhe ka shfrytëzuar për të keq punën e tyre, shkruan orf.at.

I dyshuari kishte një kompani për shtruarje të hekurit, një veprimtari kjo në të cilën kushtet e punës kritikohen vazhdimisht. Punëtorët ishin të varur nga punëdhënësi i tyre, sepse ata nuk kishin shkollim adekuat dhe as kontakte shoqërore me persona të tjerë në Vorarlberg.

Kosovari ngarkohej edhe me akuza të tjera. Në mënyrë ilegale dhe pa letra, ai përmes Serbisë dhe Hungarisë i kishte sjellë në Voralberg tre kushërinj të tij. Përveç dënimit me burg, ai duhet të paguajë një pjesë të parave që nuk ua kishte dhënë punëtorëve të tij. Shifra është rreth 155 mijë euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit