1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vëllai i Meliza Haradinajt me shkrim emocionues në mbështetje të motrës që dha dorëheqje

Rekomandime

Vëllai i Meliza Haradinajt — Argjent Haradinaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka bërë një shkrim në përkrahje të motrës së saj, e cila sot dha dorëheqje nga posti i ministres.

- Advertisement -

Ish-ministrja e Jashtme dha dorëheqje sot, pasi u raportua në media se burri i saj kishte vjedhur vota në dobi të saj.

Vëllai i Haradinajt tha se do të luftohet për të vërtetën dhe se ardhmja është aleatja e saj. Sipas tij, koha do ta gjykojë këtë rast.

Në fund, ai tha “E pakushtëzuar (Haradinaj) deri në fundi të kohës”.

- Advertisement -

“Në të këqija dhe të mira, përmes luftës dhe paqes do të qëndroj prapa teje. Nuk ka njeri të gjallë, as aq të fortë sa mund të na ndalojë të luftojmë për të vërtetën… e ardhmja është aleati juaj dhe koha do të gjykojë! E pakushtëzuar deri në fund të kohës!”, shkroi Argjent Haradinaj.

Kujtojmë se vetëm pasi u bë rinumërimi i votave, Meliza Haradinaj-Stublla nuk arriti të bëhet deputete.

- Advertisement -

https://www.facebook.com/aharadinaj/posts/10157957029227919

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit