Vëllai i këngëtare Shyhrete Behluli, Maliq Behluli, i është bashkuar Iuftës së Ukrainës kundër Rusisë.
Dy kosovarë nga komuna e Suharekës, konkretisht nga fshati Mushtisht, kanë pohuar sot se do t’i bashkohen Iuftës së Ukrainës kundër Rusisë.
Njëri nga ta sipas burimeve të Metros është Maliq Behluli, vëllai i këngëtares Shyhrete Behluli.
Në një intervistë për Kanal 10, dy kosovarët kanë pohuar se do t’i bashkohen Ukrainës, për ta Iuftuar agresorin rus.
Ata janë parë në pikën kufitare të Medykas, ku kanë thënë se do të shkojnë krah ushtrisë së Ukrainës.
Në pamje shihen se ata futen në këmbë në kufirin e Ukrainës.
Më poshtë keni intervistën e tyre.