Presidenti rus, Vladimir Putin ka shkarkuar tetë gjeneralët e tij të lartë në FSB.
Oleksyi Danilo, shefi i shtabit së sigurisë së Ukrainës tha se komandantët rusë janë shkarkuar që nga fillimi i luftimeve për shkak të humbjeve të mëdha në fushëbetejë, shkruan Daily Mail.
Putin gjithashtu thuhet se është i nervozuar me komandantët e Shërbimit ‘FSB’ të Sigurisë për raportimin e pa saktë të tyre në lidhje me fuqinë e Ukrainës.
Philip Ingram, ish-zyrtar i lart i inteligjencës britanike tha për ‘The Times’ së është e qartë që Putin “është shumë i zemëruar” dhe se ai po fajëson agjensitë e tij të inteligjencës.