-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Vendimi i fundit, vjen akuza: Ja nga kush është e kapur Banka Qendrore e Kosovës

Rekomandime

Më 6 tetor sovrani votoi për ndryshimin. Ndëshkoi mafio-politikën që Kosovën e kishin uzurpuar. Qeveria e re e ka për obligim ta bëj ç’kapjen e shtetit nga kjo strukturë mafioze, në çdo pore të shtetit. Kjo vlen edhe për BQK-në, duke shkarkuar gjithë strukturën udhëheqëse të saj, dhe çdo vendim të dëmshëm për qytetarët ta hedh poshtë”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka marrë së fundi një vendim që të rrisë çmimet për sigurimin e detyrueshëm për automjetet për pasagjerë, rritje kjo e cila do të jetë mbi 26 për qind. Vendimi për rritjen e çmimeve për sigurimin e automjeteve i marrë nga BQK ka hyrë në fuqi më 15 nëntor të këtij viti, por ky vendim nuk është mirëpritur nga të gjithë, e sidomos nga qytetarët të cilët do ta pësojnë më së shumti, si dhe bizneset e ndryshme.

- Advertisement -

Analistët politikë dhe njohësit e kësaj fushe, konsiderojnë se edhe ky vendimi i BQK-së është tepër skandaloz dhe tërësisht në dëm të qytetarëve dhe të bizneseve, sepse nga ky vendim po përfitojnë vetëm mafio- oligarkët e Kosovës që janë të lidhur me liderët politikë.

Sipas analistëve, për këtë lloj veprimi që shkon në kurriz të qytetarëve, duke ngritur akoma më shumë koston e tyre të jetesës, do të duhej filluar hetimet nga prokuroria e Kosovës, kurse legjislatura e re e Kuvendit të ri, do të duhej themeluar një Komision hetimor për punën e BQK-së në raport me bankat komerciale dhe kompanitë e sigurimeve.

Lidhur me këtë veprim skandaloz të BQK-së, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Faik Krasniqi, sipas të cilit ky vendim i BQK-së vjen ngase aty sundon dhe vepron politika e inkriminuar që e ka zhvatur shtetin dhe qytetarët që nga themelimi i BQK-së.

- Advertisement -
Faik Krasniqi

”BQK-ja prej themelimit të saj ka qenë e kontrolluar nga politika. Madje edhe politikan të ndryshëm kanë mbajtur pozita të larta në BQK. Të gjitha skandalet që kanë ndodhur me bankat dhe kompanitë e sigurimit, janë përkrahur nga kjo bankë. Edhe vendimi i fundit për rritjen e sigurimit të automjeteve për 26 për qind, është një skandal i madh që i mbush xhepat mafio-politika dhe oligarkët e Kosovës”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Prandaj, sipas Krasniqit, qytetarët e përvuajtur dhe të zhvatur pa mëshirshëm nga kjo mafio-politikë e inkriminuar, në zgjedhjet e 6 tetorit kërkuan ndryshime.

- Advertisement -

“Dhe me të drejtë presin që ato të ndodhin me qeverinë e re në të gjitha fushat ku kemi pasur kapje të shtetit, krim të organizuar dhe korrupsion, e lidhje klienteliste mafioze. Më 6 tetor sovrani votoi për ndryshimin.

Ndëshkoi mafio-politikën që Kosovën e kishin uzurpuar. Qeveria e re e ka për obligim ta bëj ç’kapjen e shtetit nga kjo strukturë mafioze, në çdo pore të shtetit. Kjo vlen edhe për BQK-në, duke shkarkuar gjithë strukturën udhëheqëse të saj, dhe çdo vendim të dëmshëm për qytetarët ta hedh poshtë”, përfundoi analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit