2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Vendimi i Kushtetueses merr jehonë ndërkombëtare, mediat prestigjoze nisin raportimet

Rekomandime

Vendimi pro dekretit të presidentit Thaçi sonte i Gjykatës Kushtetuese, ka marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

- Advertisement -

Është agjencia britanike e lajmeve “Reuters”, ajo që ka raportuar sonte  për vendimin  që i hap rrugë formimit të një qeverie të re në Kosovë.

“Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua më 25 mars pas më pak se dy muajsh në zyre,  përcjellur nga shumë mospajtime me partnerin kryesor, Lidhjen Demokratike të Kosovës, mospajtime që kishin të bënin me menaxhimin e pandemisë së koronavirusit dhe taksës ndaj mallrave serbe”, shkruan Reuters në artikullin e saj.

Reuters po ashtu përmend pjesë nga verdikti i sotëm i Kushtetueses, ku ceket se partia më e madhe politike nuk e ka ekskluzivitetin që të propozojë kandidatin për kryeministër në këtë rast.

- Advertisement -

Avdullah Hoti, si kandidat për kryeministër të ri të Kosovës, nga “Reuters” citohet si person i cili ka premtuar rikthimin në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga SHBA-të dhe BE-ja.

Në këtë artikull po ashtu përmenden edhe akuzat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ndaj presidentit Thaçi për një marrëveshje të fshehtë me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq, në të cilën është e përfshirë edhe shkëmbimi i territoreve. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit