5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Vendimi i shtetit të Zvicrës që mund t’ua pamundësojë ardhjen e mërgatës në Kosovë

Rekomandime

Autoritetet zvicerane, kanë marrë vendim që secili person që del jashtë Zvicrës, në momentin kur kthehen, do të duhet të karantinohen në periudhë dhjetë ditore.

- Advertisement -

Ky vendim është marrë për disa vende që kanë rritje të rasteve me koronavirus, duke i përfshirë edhe disa vende të Ballkanit Perëndimor.

Siç raportojnë mediat zvicerane, vendimi i marrë nga shteti i Zvicrës, parasheh se që nga 6 korriku, kushdo që kthehet në Zvicër e që ka qëndruar jashtë zonës shengen, do të futet në karantinë për dhjetë ditë.

Ky vendim mund ta pamundësojë ardhjen e mërgatës në Kosovë, pasi që Kosova është jashtë zonës së shengenit dhe se kushdo që nga Kosova hyn në Zvicër e ka të obliguar të hyjë në karantinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit