7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Vendos Albin Kurti: Shtetasit e Serbisë mund të qëndrojnë 90 ditë pa vizë në Kosovë

Rekomandime

Qeveria e Kosovës ka miratuar ndryshim plotësimin e vendimit për kushtet e hyrjes së shtetasve të huaj, kalimit transit dhe qëndrimit në Kosovë pa vizë të shtetasve të huaj.

Ajo që bie në sy është se ky vendim në pikën 4 të saj përveç shteteve tjera edhe shtetasve të Serbisë u mundëson të qëndrojnë në Kosovë për 90 ditë pa pasur nevojë të pajisen me vizë, me letërnjoftim biometrik valid.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë sipas komunikatës së qeverisë:

“Miratimin nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme e ka marrë edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për kushtet e hyrjes, kalimit transit, qëndrimit në territorin e Republikës së Kosovës dhe regjimin e vizave në Republikën e Kosovës, nr. 15/158 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 29.11.2013 si në vijim:

3. Bartësit e dokumenteve të udhëtimit për të huaj dhe dokumenteve valide të udhëtimit të lëshuara në bazë të Konventës për Statusin e Refugjatit (1951) dhe Konventës për Statusin e Personave pa Shtetësi (1954), të lëshuara nga vendet anëtare të BE-së dhe Zonës Schengen, si dhe Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda Veriore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Australia, Japonia, Zelanda e Re, lirohen nga nevoja për t’u pajisur me vizë kosovare për hyrje, transit dhe qëndrim në territorin e Republikës së Kosovës deri në 15 ditë pa vizë.

- Advertisement -

Ndërsa pika 4 e Vendimit nr. 15/158 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 29.11.2013 plotësohet si në vijim:

Shtetasve të:

- Advertisement -

Shteteve anëtare të BE-së;
Shteteve anëtare të Zonës Schengen;
Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore;
Selisë së Shenjtë;
Principatës së Andorës;
Principatës së Monakos;
Republikës së San Marinos;
Republikës së Shqipërisë;
Republikës së Malit të Zi, dhe
Republikës së Serbisë,
Ju lejohet hyrja, transiti dhe qëndrimi deri në 90 ditë për një periudhë gjashtë (6) mujore, me letërnjoftim biometrik valid”, thuhet në vendimin e qeverisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit