Shtetasit e Kosovës të cilët duhet të kalojnë tranzit në Maqedoninë e Veriut do të jenë të obliguar që të kenë test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Komisioni për Sëmundje Infektive, në mbledhjen e sajt të mëngjesit, mori vendim që të zbatohet testimi i detyrueshëm PCR për udhëtarët nga Kosova që kalojnë nëpër Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Udhëtarët tranzit në vendkalimin kufitar duhet të tregojnë një test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Nga atje thonë se ky propozim i komisionit do të dërgohet deri tek Qeveria e Maqedonisë së Veriut.