0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Vendosen tenda për koronavirus në QKUK

Rekomandime

Oborrit të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës, sot i janë shtuar disa tenda me qëllim të kontrollimit paraprak të pacientëve që dyshohet se janë prekur nga koronavirusi, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Një gjë të tillë, ditë më parë e kishte kërkuar ish-ministri iShëndetësisë, Uran Ismaili, ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë, duket se ka pranuar këtë propozim duke vendosur sot në oborrin e QKUK’së këto tenda.

“Qeveria së bashku me akteret tjerë duhet që menjëherë të krijojë hapësira të jashtme ku qytetarët që dyshojnë se janë prekur nga kjo pandemi të kenë mundësi të kontrollohen në ambiente të sterilizuara plotësisht, jashtë institucioneve shëndetësore. Mundësi për këtë janë objektet e pashfrytëzuara apo edhe tenda të ngritura enkas për këtë situatë. Kjo do të mundësonte që qytetarët që kërkojnë testim të mos enden nëpër Emergjencë apo klinika të tjera, por ata do të shkonin direkt të akomodohen në këto hapsira të triazhimit.”, kishte kërkuar ish ministri Ismaili.
Ai kishte kërkuar edhe izolimin e njerëzve të cilët kanë ardhur nga vendet tjera, veçanërisht nga Italia, duke thënë se veprimet e Qeverisë janë jetike për të krijuar masa për të mbrojtur qytetarët dhe personelin shëndetësor.

Sipas MSh, në tenda do të kete kontrolla paraprak si masë mbrojtëse edhe për personelin shëndetësor, por edhe për pacientët e tjerë që janë duke marrë shërbime ne QKUK apo QKMF apo në institucionet e tjera shëndetësore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit