Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e masës së reciprocitetit të targave, kanë vazhdukuar provokimet e serbëve të Kosovës.
Ata pas billbord-it që kanë vendosur në Jarinjë, një gjë të tillë e kanë bërë edhe në Graçanicë.
Tre serbë janë arrestuar në Graçanicë për vendosjen e billbord-it “Mirësevini në Asociacionin e Komunave Serbe”, kështu bënë të ditur mediumi serb i kësaj komune “RadioKim“.
Sipas tyre tre persona janë shoqëruar në stacionin policor në Graçanicë, pasi vendosën billbord-in provokues, përcjellë Kosova ime.
Pas dhënies së deklaratave, tre të rinjtë u liruan.