Në Bazhdarhane të Prizrenit, saktësisht tek rrethi është vendosur flamuri i ri i Shqipërisë.
Përmes një video të publikuar nga RTV BESA shihet teksa vendoset flamuri, shkruan Indeksonline.
Vendosja e flamurit kuq e zi u prit mirë, por qytetarët kërkuan edhe vendosjen e flamurit të Kosovës krahas tij.
“Duhet me vendos edhe flamurin e Kosovës“, “Ku është flamuri i Kosovës”, “Edhe flamurin e Kosovës duhet me qit se shtet jemi e kemi flamurin tonë“, janë disa prej komenteve.