1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Veprim heroik: Ushtari mitrovicas Lulzim Uka, shpëton nga mbytja një fëmijë në Liqenin Akumulues – i dha frymëmarrje artificiale

Rekomandime

Lulzim Uka, njeri shumë i njohur në qytetin e Mitrovicës si një bamirës dhe ushtarak i përgatitur, ka bërë një veprim bravoroz.

Rreshteri i FSK-së ka shpëtuar jetën e një fëmiju në Liqenin Akumulues, shkruan Jepi zë.

- Advertisement -

Vogëlushi që besohet të jetë nga komuniteti rom, ka rrezikuar shumë dhe mbytja ishte gati e sigurt.

Lulzim Uka si njeri profesionist që ka njohuri mjekësore, ka intervenuar duke nxjerr vogëlushin nga uji.

I njëjti pastaj e ka dërguar edhe tek personeli mjekësor, ku fëmija është trajtuar.

- Advertisement -

Ushtaraku e ka konfirmuar rastin për “Jepi zë”, duke treguar detaje.

“Sot gjate vrapimit te mengjesit tek Liqeni Artificial i Mitrovices rreth ores 0945 kam hasur ne nje femije ( RAE ) qe ishte duke u mbytur ne liqe. Une kerceva dhe e nxjerra nga liqeni i dhashe ndihmen e pare sipas procedurave e riktheva prape ne jete me parametra vital te qendrueshem, pastaj e njoftova policine dhe Emergjencen e qytetit te cilet erdhen dhe se bashku me ta e derguam ne Spitalin Rajonal te Mitrovices per trajtim te me tutjeshem. Pastaj me vone shkova ta vizitoj prape ku gjendja e tij ishte duke u permiresuar. Morra falenderime nga stafi mjekesor i SR te Mitrovices, Emergjenca e Qytetit, policia e Kosoves si dhe familjaret e femiut”, ka thënë Uka për “Jepi zë”.

- Advertisement -

Ushtaraku që shpëtoi jetën ishte duke vrapuar tek Liqeni Akumulues, për t’u përgatitur për t’i shërbyer vendit çdo ditë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit