Ngjarja e ndodhur mesditën e së dielës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku një automjetin tip “Citroen” vuri në rrezk jetën e njerëzve, “eklipsoi” për një kohë edhe zgjedhjet në Shqipëri.
Një ngjarje e rëndë, e cila u mbyll fatmirësisht pa persona të lënduar, për meritë kryesore të të riut Klodian Elqeni, i cili me një veprim tejet të guximshëm, arriti të neutralizonte drejtuesin e makinës, që ishte nën efektin e lëndëve narkotike.
Kjo ngjarje dhe veprimi heroik i të riut u pasqyrua gjerësisht nga mediat ndërkombëtarë, si BBC, Guardian, TRT, e shumë e shumë të tjera, ku vlerësohej guximi i të riut shqiptar.
Për këtë ngjarje, policia bëri të ditur se identifikoi autorin e automjetit, i cili është shtetasi me inicialet A.M.. Sipas policisë, nga verifikimet që i janë bërë dyshohet se ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, këtij personi, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanbils. “Fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin “Skënderbej”, duke rrzikuar seriozisht qytetarët”, tha Policia.