1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Veprimtari nga diaspora fjalë të rënda për Kurtin pas mbylljes së Ministrisë së Diasporës

Rekomandime

Veprimtari i njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e që ishte pjesë e batalionit Atlantiku në luftën e UÇK-së, Uk Lushi, i ka adresuar një postim mjaft të ashpër kryeministrit të ardhshëm, z.Albin Kurti.

- Advertisement -

Ai ka nënkuptuar se diaspora është tradhtuar pas vendimit për mbylljen e Ministrisë së Diasporës, e cila në marrëveshjen për koalicion qeveritar mes VV-së dhe LDK-së do të shkrihej në Ministrinë e Punëve të Jashtme, shkruan Periskopi.

“Albin Kurti– mos ja fillo me gabim të rrezikshëm dhe mos e dëno Diasporën! Kursimi i 1% të mëditjeve që qeveritarë dhe kuvendarë që bëni për shëtitje jashtë shtetit është më shumë se gjoja kursimet që do të bëni duke e vrarë Ministrinë e Diasporës.” – shkruan z.Lushi në postimin e tij në Facebook.

Më tej, Lushi pretendon se diaspora e ka siguruar ministrinë në fjalë “me gjak, dhimbje dhe angazhim monumental.”

- Advertisement -

Për më tepër, Vetëvendosje ka qenë bindshëm subjekti politik më i votuar nga diaspora kosovare duke marrë rreth 40 për qind të votave.

Më poshtë e keni reagimin e plotë të z.Uk Lushi:

- Advertisement -

I bëj thirrje publike Albin Kurtit të mos kafshojë dorën që e ka ushqyer duke na e mbyllur Ministrinë Diasporës.

Albin Kurti sot nuk do të ishte mandatar pa Diasporën dhe çnderimi dhe goditja që do të na bëhet duke na mbyllur Ministrinë është gabim taktik dhe strategjik në aspektet ekonomike, politike, psikologjike dhe kombëtare.

Nuk ka nevojë të përmenden arsyet dhe faktet e shumta pse Diaspora Ministrinë e ka fituar vetë dhe e meriton. 20-25% e GDP-së së Republikës së Kosovës vjen nga Diaspora. Remitancat që i dërgojmë në Kosovë janë 40-45% e buxhetit të shtetit. Linja buxhetore dhe kostot për Ministrinë e Diasporës mbulohen 100% vetëm nga pagesat konsullore që i bëjmë ne Diaspora për shërbimet në konsullata dhe ambasada të Republikës së Kosovës. E të mos flasim për kthimin në investim kundër asimilimit dhe kontributit të shumëanshëm që bëjmë.

Albin Kurti– mos ja fillo me gabim të rrezikshëm dhe mos e dëno Diasporën! Kursimi i 1% të mëditjeve që qeveritarë dhe kuvendarë që bëni për shëtitje jashtë shtetit është më shumë se gjoja kursimet që do të bëni duke e vrarë Ministrinë e Diasporës.

Albin Kurti– mos lejo të të manipulojnë duke na ulur nivelin e lidhjes së Diasporës me atdheun tonë. Mos i dëgjo idiotët. Diaspora nuk do ta pranojë nënçmimin dhe dënimin. Trego që je patriot në vepra dhe mos na e mbyll derën sepse shpejt do ta shohish që ti dhe krejt politikanët do të keni nevojë të trokisni në dyert e Diasporës.

Albin Kurti– mos na e merr Minsitrinë që e kemi fituar me gjak, djersë, dhimbje dhe angazhim monumental. Ministrinë që e meritojmë! Albin Kurti– mos bëj çfarë nuk ka bërë asnjë shqiptar deri më sot duke hedhur Diasporën pas dere! Albin Kurti trego që je patriot dhe na lejo të jemi pjesë e barabartë e mëmedheut!

Jam me shpresë që do të reagosh dhe vendosësh shpejt dhe nuk do të gabosh rëndë që në fillim!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit