Fituesi i “Big Brother 8” ishte sot i ftuar në emisionin e Enur Pakashticës.
Ai në emisionin ‘Wazzup’ foli për formatin Vip që pritet të nisë në tetor, meqë u përfol se edhe ai do jetë pjesë e këtij formati, shkruan lajmi.net.
Veseli ka treguar se nuk ka marrë ftesë për të qenë pjesë e këtij formati, por edhe nëse do i vinte ftesa nuk do e pranonte.
Por gjatë intervistës, ai nuk është ndjerë mirë duke u rrëzuar përtokë në transmetim live.
Shikojeni videon
Pas rënies pa ndjenja në tokë përgjatë transmetimit direkt, fituesi i spektaklit “Big Brother Albania 8”,Vesel Kurtishaj ka konfirmuar se ndjehet mirë.
Ai me pas ka reaguar nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, teksa ka kërkuar falje për shqetësimin.
“Shoqni, me falni shume qe ju kam shqetesu. Ke vetem moment qe su ndjeva mire. Jam mire e faleminderit shume per interesimin”, ka shkruar ai.
Në pamjet përgjatë transmetimit direkt, Kurtishaj u pa duke rënë në tokë pa ndjenja pasi u ngrit në këmbë.